Makedonija Gjorçe Petrovi ka marrë fitoren e parë në sezonin e ri, duke e mundur Pobedën në shtëpi me rezultatin 4:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor.

Emini me dy gola nga 16 metra, fillimisht në minutën e gjashtë dhe më pas në të 38-ën, ishte çelësi i fitores së skuadrës të drejtuar nga Muharem Bajrami, teksa Stojkovski realizoi edhe një gol tjetër në të 34-të, me Menen që shënoi të katërtin për Gjorçen. Golin e nderit për Pobedën e shënoi Mazarin në minutën e 17-të.
Makedonija Gjorçe Petrovi xhiron e fundit pësuan humbje nga kampionët në fuqi, përderisa këto janë pikët e para që fiton në këtë sezon të ri, pasi në xhiron e parë ishin të lirë. Ndërkohë për Pobedën kjo është disfata e tretë.

