KF Arsimi vazhdon përforcimet në merkaton dimërore, duke zyrtarizuar angazhimin e mesfushorit Alpaj Jusuf.

Jusuf, 26 vjeç, i bashkohet ekipit verdhezi nga Bashkimi i Kumanovës, ndërsa në karrierën e tij ka pasur përvoja të rëndësishme në Ligën e Parë me skuadra si Sileksi, Pelisteri dhe Skopje, si dhe në Ligën e Dytë me ekipe si Detoniti, Lokomotiva, KitGo dhe Kadino.
I njohur për agresivitetin dhe potencialin fizik, Jusuf pritet të jetë një vlerë e shtuar për ambiciet e KF Arsimit, që synon rezultate të larta këtë sezon.
Arsimi zyrtarizoi transferimin me mesazhin: “Suksese dhe mirë se vjen në familjen tonë verdh e zi!”
Merkatoja dimërore e Arsimit mbetet aktive
Me këtë transferim, Arsimi vazhdon të përforcojë ekipin, duke dëshmuar qëllimin për të konkurruar fuqishëm në vazhdimin e sezonit.
Sportmania.al do të vazhdojë të ndjekë dhe të raportojë mbi çdo lëvizje të radhës nga merkatoja e këtij klubi.

