Mbrojtësi kumanovar Nehar Sadiki i ka dhënë fund aventurës së tij në futbollin rus, pasi është larguar nga skuadra e SKA Khabarovsk. Tashmë 26-vjeçari është një lojtar i lirë dhe po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij, duke u bërë një opsion interesant për klubet shqiptare dhe jo vetëm, që kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Sadiki ka një përvojë të pasur, duke përfshirë një sezon të suksesshëm në Superligën shqiptare me skuadrën e Erzenit, ku gjatë sezonit 2023/2024 luajti në 32 ndeshje dhe mbajti disa herë shiritin e kapitenit.
Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje në Maqedoninë e Veriut me ekipe si Rabotniçki, Renova, dhe Borec Veles, si dhe në kampionatin maltez me skuadrën e njohur Hamrun Spartans.
Me këtë përvojë ndërkombëtare dhe aftësitë e tij si mbrojtës, Sadiki mund të jetë një përforcim i vlefshëm për çdo skuadër që synon të rrisë cilësinë në repartin e mbrojtjes.
Sportmania.al do të vazhdojë të ndjekë situatën e mbrojtësit dhe të raportojë për zhvillimet rreth të ardhmes së tij.

