
“Jam përpjekur shumë për të ardhur këtu te Milan, ndaj dua t’i bëj të lumtur tifozët”.
Është kjo deklarata e dhënë sot nga sulmuesi portugez Joao Felix, i ardhur te kuqezinjtë në ditët e fundit të merkatos së janarit. Ai ka shtuar se ka këmbëngulur shumë për këtë transferim.
“Unë u përpoqa fort për këtë transferim, ndaj dua të jap gjithçka që kam për këtë klub”, u shpreh Joao Felix, që ka shënuar edhe gol me kuqezinjtë.
Më tej, ai foli për marrëdhënien me trajnerin Sergio Conceição. “E kam njohur tashmë. Pasioni i tij është ngjitës dhe fitorja është thelbësore për të”, tha Joao Felix, që zbuloi edhe idhullin e tij.
“Kakà ka qenë gjithmonë idhulli im. E kam parë veten time tek ai dhe mundohem ta imitoj. Ka qenë kampion i madh”, tha Joao Felix.