
Lojtari i Barcelonës, Frenki de Jong është në negociata të avancuara me Liverpullin, raportojnë mediat spanjolle dhe angleze.
Lajmin për negociatat e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deko. Edhe pse e ardhmja e De Jong është spekuluar prej muajsh, vetëm tani klubi katalanas është gati ta shesë holandezin.
Kontrata aktuale e De Jong me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2026, kështu që drejtuesit e klubit besojnë se tani është koha e duhur për ta shitur atë në mënyrë që të fitojnë para nga transferimi i tij.
Katalanasit do të kërkojnë dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh, ndërsa Liverpooli është gati të paguajë 35 milionë, por supozohet se do të arrijnë shpejt marrëveshjen.
Frenkie de Jong mbërriti te Barcelona në vitin 2019 pas një sezoni të mrekullueshëm te Ajax.