Zgjerohen hetimet ndaj Juventusit

Janë zgjeruar hetimet ndaj Juventusit për bilancet financiare.

Corriere dello Sport raporton se janë tre prokuror të tjerë që po hetojnë operacionet e dyshimta të bardhezinjve.

Sipas gazetës pas hetimeve nga prokuroria e Torinos, Romës dhe Tivolit, tashmë 3 prokurorë të tjerë kanë marrë përsipër hetimet, duke përfshirë atë të Cagliarit, Genoas dhe Bolonjas, të cilët mund të ndërhyjnë në këtë rast.

Marrëveshja që prokurori i Bolonjës po shqyrton është ajo e transferimit të Riccardo Orsolinit nga Juventusi te rossoblù për 15 milionë euro pas një viti e gjysmë në huazim. Ndërsa ai i Cagliarit u fokusua tek ardhja e Alberto Cerrit në Sardenjë sërish nga klubi i Juventusit, i cili me atë operacion gjeneroi një fitim kapital prej 8/9 milionësh. Cagliari gjithashtu u përfshi në një çështje ku Prokuroria Publike e Ajaccio po heton transferimin e vëllezërve Tramoni nga Ajaccio në Cagliari.

Në frontin e Genoas, megjithatë, hetimi është më thelbësor me deri në tre marrëveshje nën objektivin e Guardia di Finzanza e cila po heton llogaritë e Sampdoria. Ato do të ishin operacionet në lidhje me Audero, Peeters dhe Mulè.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close