Mediat britanike kanë zbuluar se transferimi më i madh i Manchester Cityt këtë verë, Erling Haaland, është futbollisti i dytë më i paguar në Etihad.

Haaland mbërriti këtë verë nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro dhe rroga e tij u mbajt e fshehtë. Por mediat lokale zbulojnë se Haaland fiton 22.5 milionë euro në sezon ose 433,000 në javë.
Kjo e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në radhët e kampionit anglez, menjëherë pas Kevin de Bruyne, paga e të cilit është 24 milionë euro në vit.
Norvegjezi 22-vjeçar ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit, duke shënuar 12 gola në tetë paraqitje dhe duke gjetur rrjetën mesatarisht çdo 54 minuta.

