Ademi para jubileut me Milanin: Të luajmë si kundër Çellsit dhe të kthehemi të lumtur në shtëpi

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe kapiteni i Dinamos Zagrebit, Arijan Ademi, në konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Milanin në Ligën e Kampionëve, thotë se pret ta festojë me rezultat të mirë ndeshjen jubilare të 100-të në kupat evropiane.

“E dimë se çfarë lloj kundërshtari na pret. Milani është një klub që ka treguar cilësitë e tij në kampionatin e tij dhe në Champions League. Shpresoj që të luajmë mirë dhe të kthehemi të lumtur në shtëpi. Ky jubile është një punë e madhe për mua. Sigurisht që do të thotë shumë për mua. Shpresoj që do të ketë edhe më shumë paraqitje, por ky njëqind do të jetë i lumtur, më i lumturi”, ka thënë Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close