Edhe pse pa shumë bukuri futbollistike, trajneri i Struga Trim&Lum, Zaharievski e vlerëson me nota të larta ndeshjen me Shkëndijën e Tetovës, të fituar 1:0 nga të tijët. Një gol i Maleskit 5 minuta para pauzës mes dy pjesëve u tregua vendimtar në epilogun e takimit aë ngjante në lojë shahu me shumë taktizime. Pikërisht vlera e duelit që jepte vendin e parë duket arsyeton qasjen e tillë sipas Zaharievskit, i cili mbetet trajneri i vetëm që këtë sezon ka mundur Shkëndijën edhe atë në dy takime.
“Më shumë ishte një ndeshje taktike sesa një ndeshje cilësore, në të cilën neve shfrytëzuam rastin tonë, i cili në fund rezultoi vendimtar në fitoren ndaj një Shkëndije shumë cilësore”, është prononcuar pas ndeshjes me tetovarët, tekniku i Struga Trim&Lum, Srgjan Zaharievski.


