Qatip Osmani ka pësuar humbjen e parë prej rikthimit në pankinën e Shkëndijës. Pas 11-të xhiro pa disfatë, Shkëndija mundet nga Struga Trim&Lum duke pësuar humbjen e dytë në këtë sezon dhe të dytën nga i njejti rival. Një gol i Maleskit në minutën e 40-të i dha Strugës fitore 1:0 në duelin e xhiros së 15-të në LPFMV.

“Sigurisht se një lojë për ta fituar nuk mjafton vetëm agresiviteti, lufta, por duhen edhe ato vendosjet e duhura, lëvizjet tekniko taktike që ne sot nuk i kishim si në pjesë e parë ashtu edhe në të dytën“, është shprehur trajneri i Shkëndijës pas përfundimit të takimit me Strugën, duke ripotencuar se mungesa e efikasitetit po ”ngulfat” tetovarët.
“Po e kemi atë problem. Edhe para kësaj loje edhe në ndeshjet që kanë kaluar shpesh herë e kemi përmendur këtë punën e realizimit. Por rastet që i patëm në fund mendoj se duhej të shënonim pasi barazimi do të ishte rezultat i realtë i kësaj ndeshje“,thotë Qato.

