Xhengiz Rexhepi me Lirinë e Prizrenit hyjnë në Superligën e Kosovës pasi mundën Ferizajn me penallti 

Sot në program ishte ndeshja e balotazhit për plotësimin e Albi Mall Superligës së Kosovës ndërmjet Ferizajt që kërkonte mbijetesën dhe Lirisë së Prizrenit që synonte ngjitjen në elitë. Dueli u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me Freizaj që vinte nga vendi i 8-të në Superligë nga ana tjetër Liria arriti të dilte e 3-ta në Kategorinë e Parë.

Sot të dyja skuadrat përplasën “brirët” mes njëra tjetrës ku 90 minutat e rregull përfunduan në barazimin pa gola. Të dyja skuadrat zhvilluan një duel për të mos gabuar në objektivin sezonal.

Pas këtij barazimi skuadrat u desh të luanin edhe shtesat, por, as këtu nuk kishte fitues teksa penalltitë do të vendosnin për fituesin. Nga pika e bardhë ishte skuadra nga Prizreni e cila arriti të priste biletën për rikthimin në Superligë, duke fituar me shifrat 3:0.

Liria rikthehet tashmë në elitën e futbollit të Kosovës pas 4 vitesh në të parën, derisa kjo arritje mban edhe firmën e trajnerit tetovar, Xhengis Rexhepi i cili udhëhoqi ekipin prizrenas drejt këtij suksesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close