U duk se ishte në rrugë drejt Tetovës për të firmosur me Shkëndijën, mirëpo i pari i Tiranës përdor gjithë mënyrat për ta mbajtur në skuadër trajnerin Orges Shehi. Me kampionatin e humbur xhiron e parafundit nga Partizani dhe i mundur edhe në finale të Kupës nga Egnatia, trajneri Shehi dukej gati të ndryshojë ambient dhe të merrte një projekt të ri e serioz te Shkëndija e Tetovës.

Mirëpo presidenti Refik Halili i ka bërë një ofertë për rinovim të kontratës trajnerit Orges Shehi. Mësohet se kreu i klubit i ka ofruar të njëjtën pagë sa Shkëndija e Tetovës dhe duket se durrsaku është tunduar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë negociatat mes palëve në vijim, por ajo që qartësohet është se Shehi ka hequr dorë për momentin nga ideja për të marrë drejtimin e Shkëndijës.

