Euro 2024 mbaroi dhe te Milani janë gati të zyrtarizojnë afrimet e para të merkatos. Duke ia nisur nga Alvaro Morata, i cili do të jetë qendërsulmuesi i ri i kuqezinjve të Paulo Fonsecas.

“Të shohim”, u shpreh shkurtimisht kapiteni i kombëtares spanjolle pas fitimit të Europianit, por në Itali janë të sigurt në lidhje me transferimin e tij në Milano.
31-vjeçari i ka thënë “po” Milanit dhe në ditët e ardhshme pritet të kryejë testet mjekësore në Madrid. Për t’u bërë më pas zyrtarisht futbollist i “Djallit”.
Klubi italian do të paguajë 13 mln euro në arkat e Atleticos së Madridit, ndërkohë që Moratën e pret një kontratë 4-vjeçare.
Nga e cila do të përfitojë rreth 5.5 mln euro + bonuse në sezon. Një rikthim në Serie A për sulmuesin, i cili veshi fanellën e Juventusit në dy periudha të ndryshme.

