Visar Musliu afër transferimit tek një skuadër tjetër gjermane?

Ingolshtad këtë sezon do të luajë në Ligën e Tretë të Gjermanisë, ndërsa reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu vazhdon të mbetet pjesë e kësaj skuadre dhe ka pozuar me fanellat e reja të ekipit gjerman, por sipas mediave gjermane ditëve të fundit të merkatos mund të ketë një ndryshim.

Mbrojtësi nga Gostivari nuk ishte në formacionin e Ingolshtandit për dy ndeshjet e parë të sezonit të ri. Skuadra gjermane e kategorisë së dytë Sent Paul është interesuar seriozisht për shërbimet e Visar Musliut. Mediat gjermane shkruajnë se Ingolshtand do të transferojë disa lojtarë te kjo skuadër, duke përfshirë edhe Musliun.

Kujtojmë se Musliu te Ingolshtand erdhi nga MOL Fehervar e Hungarisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkëndijën, Prishtinën, Vardarin, Renovën dhe Gostivarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close