Struga Trim Lum do ta hap sezonin e ri në Ligën e Parë

Struga Trim Lum do të ketë nderin të hapin siparin për sezonin e ri 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Struga Trim Lum që po zhvillon edicionin e katërt në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, sezonin e ri do ta nis kundër Pobedës nga Prilepi, skuadër kjo që rikthehet në mesin e më të mirëve, pikërisht pas katër viteve.

Ndeshja në fjalë në program është me datë 6 gusht (e shtunë), dhe do të jetë e para zyrtare mes këtyre dy skuadrave, duke pasur parasysh se vitin kur Pobeda u largua nga elita e futbollit vendor, Struga Trim Lum ishte ngjitur në Ligën e Parë.

Megjithatë këto dy skuadra matën forcat mes tyre në kuadër të fazës përgatitore, duke u përballur pikërisht në Strugë, aty ku Struga Trim Lum kishte triumfuar me shifrat 2:0, falë golave të shënuar nga Fatjon Jusufi dhe Hogan Ukpa.

Përveç ndeshjes midis Struga Trim Lum dhe Pobedës, që do të zhvillohet të shtunën, pjesa tjetër e ndeshjeve të xhiros së parë do të zhvillohen të dielën, ndërsa mes tyre do të luajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close