Një javë pasi skuadra e basketbollit “Zlatibor” ishte pjesë e rrjeteve sociale dhe mediave botërore, pasi që u “kap “me gjashtë lojtarë në fushë ndaj skuadrës “Shiroki” në Ligën ABA 2, e njëjta gjë ndodhi në përballje të NBA-s, me Detroitin në ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA.

Tetë minuta para përfundimit të ndeshjes me Indianën, Pistons gabuan në formacion dhe dërguan në fushë një basketbollist më shumë. Megjithatë, ndryshe nga ABA 2, në NBA gjyqtarët e vunë re gabimin dhe menjëherë ndërprenë përballjen duke sanksionuar skuadrën e Detroitit.
https://x.com/TrendBasket/status/1849340012891951366

