Pas luftës së gjatë me pandeminë Covid-19, garat evropiane në futboll do të kthehen këtë javë.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të jenë gati për spektakël. Por, skuadrat do të kenë fanella të veçanta.
UEFA ka marrë vendim që të gjitha skuadrat duhet të kenë në fanellat e tyre fjalën “Faleminderit/ Thank You”, transmeton lajmi.net.
Ky mesazh do të jetë për të gjithë punëtorët e linjës së parë gjatë kohës së pandemisë.
Me këtë simbol, futbolli evropian do të shfqa mirënjohjen për të gjithë ata që u sakrifikuan gjatë kësaj periudhe. /Lajmi.net/

