Ylli spanjoll i Chelsea, Pedro Rodriguez, pati një natë të tmerrshme në ‘Wembley’, në finalen e Kupës FA, kur skuadra e tij pësoi nga Arsenal.

Përveç humbjes, Pedro pësoi edhe një lëndim i cili e obligoi atë të largohet nga fusha e blertë me ndihmën e mjekëve.
Sipas raportimeve të fundit, lojtari duhet tashmë t’i nënshtrohet një operacioni për të shëruar problemet në shpatullën e dëmtuar, transmeton lajmi.net.
Pedro thuhet se do të futet në operacion gjatë orëve të ardhshme.
Lojtari spanjoll pritet të jetë një muaj jashtë fushave të blerta. /Lajmi.net/

