Man Utd afër marrëveshjes personale me Jadon Sancho

Anëtari i Borussia Dortmund, i cili luan edhe me kombëtaren e Anglisë, Sancho, është dëshira primare e United për merkaton e verës.

Raportime të shumta gjatë ditës kanë thënë se Dortmund dhe United nuk po arrijnë të pajtohen për çmimin e kartonit, megjithatë kjo nuk po ndikon në punët e ‘Djajve të kuq’.

‘Dailymail’ raporton së fundmi se Man United janë në rrugë të mirë dhe shumë afër për të arritur marrëveshje personale me lojtarin, transmeton lajmi.net.

Paga dhe gjatësia e kontratës janë kryesoret në marrëveshjen personale, kurse më pas do të mbeten negocimet me Dortmund.

United duan të paguajnë 120 milionë euro duke përfshirë bonuset, kurse BVB kërkojnë 120 milionë + bonuset. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close