Vdes legjenda e NBA-së

Ikona e basketbollit botëror, Bill Russell, ka vdekur të dielën më moshën 88-vjeçare.

Russell arriti një sukses të madh në fund të viteve ‘50 dhe në dekadën pasuese, duke i fituar 11 tituj të NBA-së me Boston Celtics, ku i luajti që të 13 stinorët e tij më ligën elitare të basketbollit botëror, transmeton kk.

11 unazat e qendrës së Celtics mbeten rekord i largët për secilin individ që synon ta barazojë atë.

Përpos kësaj, Russell u shpall pesë herë lojtari më i vlefshëm në NBA, u zgjodh 12 herë All-Star, mes shumë arritjesh tjera individuale.

Ai po ashtu qe dy herë kampion kolegji me Universitetin e San Franciskos.

Russell njihej edhe për rivalitetin titanik me qendrën tjetër legjendare, Wilt Chamberlain.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close