Vazhdon telenovela Alioski, Fenerbahçe më afër firmës me mbrojtësin e majtë

E ardhmja e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskit mbetet temë diskutimi në mediat sportive. Në fillim të kësaj vere, u paralajmrua se Alioski do të transferohet në elitën turke te Trabzonspori, por më pas ai opsion dështoi dhe në skenë doli Beshiktashi, dje ishte Freiburgu, ndërsa e fundit që po qarkullon ditën e sotme është Fenerbahçe,

Mediat turke kanë raportuar sot se menaxherët e Alioskit janë në Stamboll, duke kryer negociat përfundimtare me Fenerbahçen.

Detaje nuk janë bërë të ditur, përveç disa informacioneve të pakonfirmuara se në tavolinë është një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ky lajm është publikuar në shumë media turke të sportit.

Alioski aktualisht është futbollist i lire, pasi kontrata e tij me Al Ahlin përfundoi më herët, pasi ekipi nga Arabia Saudite u largua nga elita.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close