Arijan Ademi ishte faktori kryesor për kualifikimin e Dinamo Zagrebit në fazën e tretë të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Shkupin në xhiron e dytë të këtij kompeticioni.

Ish-futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agim Ibrahimi ka folur në një intervistë për median kroate “24 Sata” dhe ka zbuluar disa detaje interesante.
“Kam lexuar që është shkruar që Dinamo nuk është në formë, por nuk e di sa e vështirë është të luash në këtë periudhë të vitit, sidomos nëse në letër ke një kundërshtar më të dobët, sepse skuadra të tilla gjithmonë kanë motive më të mëdha dhe sigurisht që gjërat nuk shkojnë aq lehtë . Këtë nuk e them se është kushëriri im, por Ademi është “alfa dhe omega” në Dinamo. Ai që është gjithmonë më i miri. Motorri i skuadrës për të cilin vetëm fusha ka qenë dhe mbetet matës i cilësisë. Kjo është arsyeja pse zgjat kaq shumë. Ademi mund të ishte larguar shumë herë nga Dinamo, unë isha në dijeni të ofertës së pabesueshme që mori nga Arabia Saudite, por ai vendosi të qëndronte dhe të thyente rekorde. Është e respektueshme, sepse kushedi nëse dikush tjetër mund do t’i arrijë këto arritje që Ademi bëri me Dinamon”, ka thënë Agim Ibrahimi.

Kujtojmë se Arijan Ademi te Dinamo Zagrebi u transferua në vitin 2010.

