Vangjel Zguro, përforcimi i radhës i kampionëve

Vangjel Zguro është përforcimi i 5-të i kësaj merkatoje te Struga Trim Lum.

Zguro, te Struga Trim Lum vjen si futbollist i lirë, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me ekipin e Bylis.

Zguro me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti i rradhës që u bashkohet emrave si, Mentor Mazrekaj, Ardi Idrizi, Senad Jaroviç dhe Hadis Tairi.

Ndryshe, Zguro përveç që ka bërë karrierë në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat si Pogradeci, Korabi, Luftëtari, Kamza, Skënderbeu dhe Bylisi, gjithashtu ka luajtur edhe në SHBA, duke qenë pjesë e skuadrave Red Wolves dhe Tulsa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close