Maqedonia pëson rënie në FIFA, ngritet Shqipëria

Shtëpia e Futbollit Botëror FIFA, sot ka bërë renditjen më të re për ekipet përfaqësuese. Ashtu edhe siç pritej, Maqedonisë së Veriut humbjet në eliminatoret e kampionatit evropian nga Ukraina dhe Anglia i kanë kushtuar rënie prej 3 pozitave dhe tanimë renditet e 68-ta në botë. Qershori pozitiv i Kombëtares Shqiptare reflektohet edhe në renditjen botërore të FIFA-s. Shqipëria shënon ngritje për 3 pozita dhe tanimë renditet e 65-ta në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, pikërisht falë fitoreve ndaj Moldavisë 2:0 dhe Ishujve Faroe 3:1. Natyrisht nuk është një ngjitje kolosale, kjo ndoshta nisur edhe nga koeficienët që vlerësojnë më pak kundërshtarë të rangut më të ulët, siç konsiderohen Moldavia dhe Ishujt Faroe. Për sa i përket Kosovës, që me barazimin me Rumaninë  0:0 dhe humbjen me Bjellorusinë 2-1 ndau rrugët me trajnerin Alan Zhires, e kuptueshme një rënie në klasifikimin e FIFA-s. Edhe pse e lehtë, me përfaqësuesen e dardanëve që ka zbritur vetëm një pozitë, duke u renditur në vendin e 108-të në botë për muajin qershor. Ndërkohë për sa i përket ndryshimeve në kreun apsolut të klasifikimit botëror, ka pak lëvizje, me Argjentinën kampione të Botës që kryeson e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close