Valon Ethemi iu ka bashkuar përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Gjibraltar, pasi përfundoi obligimet që kishte me Istanbulsporin, ku u inkuadruan në Superligën e Turqisë. Për futbollistin tetovar, ky është grumbullimi i tretë me Maqedoninë, ndërsa pas suksesit me Istanbulsporin, pret që të debutojë edhe me ekipin përfaqësues.

“Do të isha shumë i lumtur të mbyllja këtë sezon të gjatë, pas 40 ndeshjeve zyrtare me Istanbulsporin, të debutojë edhe me kombëtaren. Do të isha shumë i lumtur që të mbyllja një sezon fantastik me Istanbulsporin në Superligë dhe debutimin në kombëtare. Do të isha shumë I lumtur të ishte një mbyllje perfekte e sezonit. InshAllah një gol me kombëtare dhe do të ishte një mbyllje perfekte e sezonit nga Valon Etemi”, ka thënë Valon Ethemi.
Ndeshja Gjibraltar – Maqedoni e Veriut luhet sot në “Viktoria Stadium”, duke nisur në orën 18:00, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski pritet të bëjë disa kombinime me futbollist të rinj.

