Arsim Lamallari do të vazhdojë të mbetet pjesë e Sileksit edhe në sezonin e ri, ku do të luajnë në mesin e më të mirëve të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Lamallari ka rinovuar kontratën me skuadrën nga Kratova edhe për një vit tjetër. Futbollisti shkupjan ju bashkua Sileksit sezonin e kaluar, duke u transferuar nga Skopje. Ai me ekipin nga Kratova arritën të fitojnë titullin e kampionit në Ligën e Dytë, duke siguruar kështu inkuadrimin në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu luajtën në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku humbën në penallti nga Makedonija Gjorçe Petrov. Arsim Lamallari përveç Sileksit dhe Skopjes gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Euromilkun dhe dy ekipet turke Karaman e Silifke.


