Valmir Nafiu humbi startin e sezonit shkaku i lëndimit, nga e premtja kthehet në stërvitje

Shkëndija e Tetovës në dy xhirot e para të sezonit të ri 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk mundi të llogarisë në shërbimet e Valmir Nafiut. Sulmuesi anësorë humbi ndeshjet me Sileksin dhe Skopjen në Strugë (barazim 1:1 dhe fitore 2:0) për shkak të dëmtimit të pësuar në takimin e parë me AIK-un e Suedisë. Më 4 gusht në Stokholm Nafiu u largua nga loja pas 52 minutave lojë, ndërsa hematomi në kofshën e këmbës. Si pasojë ai nuk mundi të paraqitet në takimin e kthimit më 11 gusht në Shkup, ndërsa humbi edhe dy takimet e para të sezonit të ri në kampionatin vendor.

Fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar dukshëm, të premten pritet të stërvitet me grupin, ndërsa së shpejti duhet të jetë i gatshëm për tu vënë në dispozicion të trajneri Artim Shaqiri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close