Alban Taipi debuton me Haladas në Hungari

Sulmuesi shqiptar Alban Taipi regjistron minutat e parë në skenën ndërkombëtare. Sulmuesi 19-të vjeçar debutoi në një takim zyrtar me Szombathelyi Haladas në kampionatin hungarez. Skuadra e re e ish-futbollistit të Renovës në kuadër të xhiros së 4-t në kategorinë e dytë të futbollit të Hungarisë u mund 0:1 nga Szeged-i me një gol të pranuar 6-të minuta para fundit të ndeshjes.

Alban Taipi në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të, zhvilloi 35 minuta pozitiv, me çka edhe zyrtarisht zhvilloi paraqitjen e parë me Haladas-in. Tetovari u transferua në Hungari kohë më parë dhe pas disa paraqitjeve të mira e golave në ndeshjet kontrolluese, ja ku vjen edhe paraqitja e parë në ndeshje kampionale.

Keqardhje për humbjen por jam i lumtur për debutimin. Luajta 35 minuta që vlerësohen pozitivisht dhe jam i kënaqur me mënyrën si shkoi paraqitja. U ndjeva mirë në lojë dhe si fillim gjithçka është ok. Besoj të kap rritmin dhe në vijim të vijnë paraqitje edhe më të mira. Liga numëron 20 ekipe dhe besoj se të gjithë do të kemi hapsira për lojë”, shprehet për Sportmania sulmuesi tetovar, Alban Taipi.

Pas 4 xhirove të zhvilluara Haladas renditet në pjesën e epërme të tabelës me 7-të pikë në ndarje të vendit të katërt, 3 pikë më pak se vendi i parë. Kjo ishte humbja e parë për ta, pasi paraprakisht morën 2 fitore dhe 1 barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close