Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët që shihet me të ardhmen me të ndritur në kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesi 23-vjeçari bëri hapa të mëdhenj vitet e fundit, ku nga Tirana ia doli që të transferohej te Legia e Varshavës, e tashmë luan në nivele të larta me Beshiktashin në Turqi. Teksa së fundmi është UEFA-ja e cila ka “reklamuar” aftësitë e Muçit nëpërmjet faqes zyrtare të “Ligës Europa”.
https://www.facebook.com/reel/561882163005130
Me disa performanca të shkëlqyera të shqiptarit, UEFA-ja i dërgon “mesazh” Silvinjos, i cili nuk preferon ta aktivizojë te kombëtarja.
“Ernest Muçi magjepsës”, shkruan UEFA Liga Europa krah videos kur shihet ish-sulmuesi i Tiranës duke dhuruar spektakël.

