Super Kupa e Spanjës do të luhet në Arabinë Saudite

Super Kupa e Spanjës për sezonin 2025 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në qytetin e Xhedah-it.

Katër skuadra që do të lujnë në këtë kompeticion, janë: Real Madridi, Atetik Bilbao, Barcelona dhe Majorka e Vedat Muriqit.

Ky organizim është falë marrëveshjes që është nënshkruar ditë më parë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe Arabisë Saudite. Nuk do të jenë ndeshjet e vetme të futbollit spanjoll që do të zhvillohen në Arabi, pasi në marrëveshje përfshihen edhe ndeshjet e La Liga-s./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close