Pasi dështoi marrëveshja me Qatip Osmani dhe ndërkohë Tirana duket se bllokon “dëshirën” e kuqezinjëve për të marrë Orges Shehin, kryesia e re e Shkëndijës është gjetur në një situatë për të gjetur zgjidhje të përkohëshme.

Pas tre ditëve të lira që erdhen pas ndeshjes me Makedonija Gjorçe Petrovin dhe shkarkimit të Artim Shaqirit, rikthimi me stërvitje, futbollistët e Shkëndijës i gjeti nën drejtimin e ndihmësve të Shaqirit, Burhan Emrullai e Bekim Osmani të cilët deri në emërimin e trajnerit të ri do të mbikqyren nga Skender Jonuzi. Ky i fundit erdhi te kuqezinjtë si pjesë e stafit të ngushtë të drejtorit sportiv, Harun Isa, ndërsa deri në gjetjen e një trajneri, duke se do të shohë veten në terren dhe pjesë e seancave stërvitore.

