Trajneri i Valmieras: Ne nuk kemi futbollist si Ferhan Hasani

Valmiera nuk pati fuqi për të bërë sensacion në ndeshjen e kthimit kundër Shkëndijës, me këta të fundit që triumfuan sërish dhe morën kualifikimin për më tutje në Ligën e Konferencëës.

Në takimin me gazetarët, trajneri i ekipit letonez, Jurgis Kalns, foli për humbjen dhe vlerësoi skuadrën tetovare.

“Dua ta përgëzoj Shkëndijen, skuadra më e mirë i fitoi dy ndeshjet. Nëse më duhet të krahasoj, që nga viti i kaluar kur ata luajtën me Riga, ata janë një ekip shumë më i mirë. Shpresoj se do të luftojnë edhe në raundet e ardhshme. Pika e fortë e tyre është loja në tranzicion dhe ja ku janë më të rrezikshëm dhe kjo u pa sot. Doriev ishte vërtet i mirë, po ashtu edhe Hasani i cili ka një karrierë shumë të pasur dhe me përvojë. Na mungon një lojtar i tillë. Shkendija tregoi se nëse dëshiron të arrish diçka në Evropë, duhet të luftosh, të tregosh respekt për të gjithë dhe të luash deri në fund”, tha Kalns.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close