Arsimi i Çegranit me përforcime serioze, angazhon 4 futbollist të Renovës

Arsimi i Çegranit e ka marrë me shumë seriozitet inkuadrimin në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra do të se debutojë në këtë rang garash dhe kryesia duket maksimalisht e karikuar për të ndërtuar ekip respektabil që do t’i përgjigjet me sukses nivelit që kërkon kjo kategori. 

Serioziteti në ambicie duket edhe nga lëvizja e fundit e drejtuesve të Arsimit që i beson pankinën trajnerit Bujar Islami, ndërsa angazhon në skuadër plotë 4 futbollistë  që kanë luajtur gjatë kohë te Renova.

Burim Sadiki, Saimir Fetai e portieri Vullnet Islami nga Renova kalojnë te Arsimi, ndërsa bashkë me to edhe një ish-futbollist tjetër i xhepçishtasve, Argjent Gafuri bashkohet me ekipin nga Çegrani. Ky i fundit vjen nga Voska Sport, ndërsa ka përvojë të madhe në elitën e futbollit vendor. 

Mesfushori Sadiki e portieri Islami tashmë janë konfirmuar zyrtarisht nga tabori i Arsimit, ndërsa së shpejti pritet e njejta të ndodh edhe me Fetain e Gafurin. Vlen të sqarohet çështja e Saimir Fetait që vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas fundit të sezonit të shkuar, për të zënë një vend në stafin teknik të Renovës. Mirëpo ngjarjet e fundit te kjo skuadër i kanë ndryshuar mendje dhe duket se ka vlerësuar se ka akoma për të dhënë si futbollist aktiv, kësaj rradhe te Arsimi i Çegranit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close