Trajneri i Rumanisë shtrihet në spital 

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu po përballet me probleme shëndetësore.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat vendase, 80-vjeçari u shtrua me urgjencë në spital.

Lucescu ka konfirmuar se është shtruar në spital për shkak të një gripi të rëndë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Jam i shtruar në spital, është e vërtetë. Qëndrova në spital për njëfarë kohe, në fillim të vitit, pastaj dola nga spitali.

Por ndërkohë më zuri një grip i rëndë dhe më është dashur të shtrohem përsëri në spital, sepse kisha edhe temperaturë të lartë, 39 gradë.

Jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, shpresoj të shërohem shpejt “, tha Lucescu për ”Golazo”.

80-vjeçari është i shtruar në spital në Bukuresht, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close