Totre: Fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk mposhtim Shkupin

Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në elitën e futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj xhiroje pritet të zhvillohet në Çair, aty ku Shkupi do të pret Shkëndijën në duelin direkt për titullin e kampionit.

Kapiteni i kuqezinjve, Ennur Totre, ka deklaruar se fitorje e Brerës nuk do të jetë vlerë të njejtë nëse nuk arrihet fitore edhe ndaj Shkupit.

“Mënyra si fituam AP Brerën duam apo s’duam sjell një eufori në skuadër. Realisht nesër na pret ndeshje më e rëndësishme dhe fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk fitojmë Shkupin. Prandaj jemi të vendosur nesër të japim maksimumin dhe jemi përgatitur për të vazhduar rrugën për ku jemi nisur”, u shpreh Totre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close