Iljazi para takimit me Shkëndijën: Tre pikët mbesin në Çair

Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha sfidat e kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën. Ndeshja që spikat në këtë xhiro është ajo që do të zhvillohet në Çair, ku Shkupi do të pret Shkëndijën në duelin direkt për titullin e kampionit.

Ndërkaq, para këtij dueli kapiteni i  FC Shkupit, Artan Iljazi shpreson në rezultat pozitiv, teksa është i vetëdijshëm që kundër Shkëndijës pritet një ndeshje shumë e vështirë.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh se në duelin e fundit nuk e morëm atë që edhe kërkuam.  Por sido që të jetë ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe ndaj Shkëndijës shpresojmë në rezultat pozitiv. E kemi parasysh se kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit dhe gjithçka varet nga ne. Shpresoj që me ndihmën e “Shvercerave” dhe të gjithë tifozëve që do të jenë të shtunën, ndeshjen kundër Shkëndijës ta fitojmë dhe tre pikët të mbesin në Çair”, ka thënë Iljazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close