Tifozët e Shkëndijës do të kenë 600 bileta për ndeshjen me AIK në Suedi

Shkëndija të enjten do të luajë në Suedi përballë AIK-ut në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Skuadra kuqezi ka dalur me një njoftim për tifozët e saj që do të udhëtojnë drejt Suedisë.

Njoftimi i Shkëndijës:

Njoftohen të gjithë tifozët kuqezi që planifikojnë të jenë të pranishëm në ndeshjen AIK Stockholm – Shkëndija se për tifozët e Shkëndijës do të jetë e hapur tribuna mysafire që gjendet në pjesën juglindore të stadiumit, respektivisht sektorët 106-103 të stadiumit Friends Arena.

Për sektorin mysafir të stadiumit do të jenë në dispozicion gjithsej 600 bileta, ndërsa çmimi i biletave për tifozët mysafirë është 149 Krona suedeze, respektivisht 14.35 euro.

Biletat mund të blehen online në linkun e mëposhtëm

Ndeshja AIK Stockholm – Shkëndija do të zhvillohet ditën e enjte me fillim në orën 19:00, në stadiumin Friends Arena në Stokholm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close