Të shtunën nis gjysmësezoni pranveror në elitën e futbollit (VIDEO)

Të shtunën edhe zyrtarisht nis gjysmësezoni pranveror në elitën e futbollit vendor, ndërsa në program janë ndeshjet e xhiros së 19-të. Gjysmësezoni i dytë hapet me ndeshjen Vardari-Makedonija Gjorçe Petrovi që në program është të shtunën dhe do të luhet në ora 14:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Katër përballjet tjera zhvillohet të dielën. Ndeshja më interesante e së dielës është ajo që do të luhet në Strumicë ndërmjet Akademia Pandevit dhe Shkëndijës së Tetovës. Të dyja skuadrat dëshirojë që të nisin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa gabime, pasi fituesi i Kupës dhe kampionët në fuqi pretendojnë kreun e tabelës që për momentin mbahet nga Vardari.

Për dallim nga përballjet tjera, kjo ndeshje do të luhet një orë më herët, për shkak transmetimit direkt televiziv, duke u zhvendosur kështu që Akademia Pandevi-Shkëndija të luhet nga ora 13:00 në stadiumin “Mladost” të Strumicës.

Ndërkohë në tre përballjet tjera që do të luhen nga ora 14:00, Shkupi në Çair do të pret Borecin e Velesit, Struga Trim Lum do të takohet me Rabotniçkin, ndërsa Renova në Tetovë pret Sileksin e Kratovës./Sportmania.al

https://www.facebook.com/sportmaniaofficial/videos/187851252310423/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close