Struga shkruan historinë, eliminon Buduçnostin dhe kualifikohet në xhiron e tretë në Ligën e Konferencës

Struga shkruan historinë në Podgoricë dhe kalon për herë të parë një tur në kompeticionet europiane. Kampionët e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që administruan avantazhin 1-0 prej takimit të parë, por fituan edhe në Mal të Zi ndaj kundërshtarëve të Buducnost, me rezultatin 3-4.

Një festival golash në “Stadion Pod Goricom”, por në fund ishin të besuarit e Shpëtim Duros ata që avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Golat për Strugën i realizuan nga Radeski që shënoi 3 herë dhe Ibraimi që realizoi një gol.

Pas kualifikimit plotësisht të merituar, Strugën do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu të Hesperange në turin e tretë të Conference League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close