EKSKLUZIVE: Shkupi përforcohet me një sulmues, më herët ka luajtur për Liverpullin 

Një ditë para sfidës së kthimit me Levskin e Bullgarisë për xhiron e dytë eliminatore të Ligës së Konferencës, FC Shkupi është përforcuar me një sulmues. 

Ashtu siç mëson ekskluzivisht “Sportmania”, Shkupi ka arritur marrëveshje me sulmuesin boshnjak, Armin Hodzic. 28 vjeçari te skuadra e Çairit vjen si futbollist i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Zeljeznicarit. 

Hodzic gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube të njohura si Dinamo Zagrebi, Fehervari, Kasimpasha, Vidi FC, ndërsa në dy periudha të ndryshme ka qenë pjesë e grupmoshave të reja, U18 dhe U21 të Liverpullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close