Srgjan Zaharievski do të vazhdojë bashkëpunimin me Struga Trim Lum të paktën edhe për një vit tjetër. Me Zaharievskin si kryetrajner ekipi strugan arriti të shkruajë historinë vitin e kaluar, kur për herë të parë luajti në ndeshjet e UEFA Ligës së Konferencës, ndërsa edicionin që lamë pas Struga Trim Lum e përfundoi në pozitën e 6-të, ndërsa gjithashtu luajti edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku u eliminua përmes penaltive nga ekipi fitues në fund i Makedonija Gj.P.

48-vjeçari Zaharievski timonin e Struga Trim Lum e morri me 12 mars të vitit 2020, teksa këtë skuadër e ka udhëhequr në plotë 68 ndeshje, ku ka regjistruar 27 fitore, 24 barazime dhe 17 disfata, me një gol-averazh 74:62.
Ndryshe gjatë karrierës së tij si trajner, Zaharievski ka udhëhequr edhe Pelisterin dhe Metalurgun, ndërsa së fundmi si opcion i mundshëm përmendej edhe skuadra e Rabotniçkit

