Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes me Gjibraltarin në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Ekipi i seleksionuesit Bllagoja Milevski ka ushtruar në “Viktoria Stadium” të Gjibraltarit, i cili është me bar artificial që mund të jetë ndoshta një problem i vogël për reprezentuesit e vendit që të gjitha ndeshjet tjera i luajnë në stadium me bar natyral. Gjithsesi, Milevski e ka shumë seriozisht edhe përkrahë asaj që ekipi i tij është shumë më kualitativ se ai i Gjibraltarit, ai pret nga futbollistët e tij të japing maksimumin si në çdo ndeshje tjetër.

.




















