Stadiumi i Tetovës në gjendje të mirë, fusha merr pamje të re (FOTO)

Shkëndija ndeshjet si vendase është duke i zhvilluar jashta Tetovës, fillimisht për shkak pezullimit, ndërsa pastaj edhe për shkak rinovimit të fushës. Nëse deri para disa ditësh fusha e stadiumit të qytetit tetovar dukej në gjendje të mjerrueshme, disa fotografi të shfaqura ditën e sotme tregojnë krejtësisht diçka tjetër.

Kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit ka punuar intenzivisht ditëve të fundit, duke u ndihmuar njëkohësisht edhe nga reshjet e shiut në vendin tonë dhe fusha ka marrë një pamje të re.

Sipas asaj që duket në foto, Shkëndija ka gjasa të rikthehet të luajë në shtëpi më shpejt se sa pritej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close