Sonte Superkupa e Europës, Real Madridi ndaj Frankfurtit

Kampioni në fuqi i Europës, Real Madridi do të përballet sonte me fituesin e Liga Europës, Frankfurtin për trofeun e Superkupës së Europës. Spanjollët triumfuan ndaj Liverpullit në finale të Ligës së Kampionëve, duke fituar trofeun numër 14-t të këtij kompeticioni, përderisa Frankfurti ishte më e mirë se Renxhersi në finalen e Liga Europës. Reali dhe Frankfurti takohet për herë të dytë në histori, pasi për herë të parë janë përballur në vitin 1960, me “mbretërit” që kanë triumfuar në atë ndeshje me shifra 7:3. Për madrilenët kjo do të jetë pjesëmarrja e tetë në një finale të Superkupës së Europës, përderisa për gjermanët kjo do të jetë hera e parë që marrin pjesë. Spanjollët deri më tani kanë fituar katër herë këtë trofe, teksa para tyre ndodhen Milani dhe Barcelona që “rrëmbyer” këtë trofe nga pesë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close