Sezoni i ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut nuk do të nis këtë fundjavë, pasi i njejtë është shtyrë për më vonë. Lajmin e ka konfirmuar Federata e futbollit vendor, të cilët përmes një komunikate kanë njoftuar se xhiroja e parë që ishte e planifikuar për me 13 gusht këtë të shtune, është shtyrë për me një datë të pacaktuar, përderisa xhiroja e dytë e Ligës së Dytë do të luhet sipas plan programit. Kujtojmë se pjesë e Ligës së Dytë këtë sezon garojnë ekipe të njohura si Vardari, Pelisteri, Bellasica, Gostivari e Teteksi.


