Jannik Sinner shkruan historinë duke u bërë i pari italian që fiton US Open, turne që zhvillohet prej vitit 1881. Suksesi i 23-vjeçarit u arrit në finale me amerikanin Taylor Fritz të cilin e mundi 3-0 me sete.
Një zotërim i Sinner në këtë përballje përveç setit të tretë ku Fritz u përpoq të përmbyste rezultatin, por pa sukses.
Jannik Sinner mori kështu një tjetër trofe Grand Slam, pas Australian Open në fillim të vitit. US Open ishte titulli i 16 i rëndësishëm në karrierën si profesionist i tenistit italian. Me këtë ecuri ai nga 124 para 3 viteve tani udhëheq klasifikimin botëror te meshkujt.