Sileksi dhe Skopje ndahen me barazim

Me barazim pa gola ka përfunduar takimi ndërmjet Skopjes dhe Sileksit, i vlefshëm për xhiron e 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo përballje nuk dhuroi futboll kualitativ në fushë, me të dyja skuadrat që nuk arritën të paktën të krijojnë raste për gol. Pas këtij takimi Sileksi mban pozitën e 3-të në me 23 pikë, ndërsa Skopje renditet e fundit me vetëm 6 pikë. Ndërkohë xhiroja e 14-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera që do të zhvillohen nga ora 13:00. Shkëdija pret në terren vendas Akademia Pandevin, Pobeda takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Bregallnica do t’i mat forcat me Tikveshin, ndërsa Rabotniçki luan me Strugën. Ndryshe kampionët në fuqi, Shkupi në këtë xhiro janë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close