Gorica shkarkon Igor Angellovskin

Skuadra e Goricas ka njoftuar zyrtarisht se kanë larguar trajnerin nga Maqedonia, Igor Angellovskin.

Që nga ardhja në stolin e skuadrës kroate, Angellovski nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore dhe ky epilog i aventurës së tij te Gorica ishte i pritshëm. Ish-seleksionuesi i Maqedonisë udhëheqi Goricën për herë të fundit të premten dhe regjistroi humbjen 1-0 nga Istra.

“Presidenti Nenad Crnko e shkarkoi z.Igor Angellovski nga posti i trajnerit dhe drejtorit sportiv të Goricës. E falënderojmë Angellovski për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, kanë shkruar nga klubi Gorica në njoftimin e tyre.

Angellovski u ul në stolin e Goricës për dhjetë ndeshje në kampionat, ku pësoi tetë humbje dhe vetëm dy barazime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close