Kampionët e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për në ndeshjet e plej of-it në Liga Europa. Skuadra nga Çairi në rast se arrin të eliminojë ekipin e Shamrok Rovers nga Irlanda në xhiron e tretë eliminatore, në fazën e plej of-it të Liga Europës do të përballet me humbësin e duelit Karabah – Farencvarosh. Ndeshjen e parë të kësaj faze, Shkupi do të zhvillonte si mysafirë me 18 gusht, ndërsa atë të kthimit pas një jave në Shkup.


