Jeton Nesimi trajner te Al Sadd në Katar

Tjetër angazhim ndërkombëtar për trajnerin shqiptarë Jeton Nesimi. Tekniku nga Gostivari ka udhëtuar drejt Katarit ku të mërkurën pritet të firmos kontratë me Al Sadd SC. Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës së fundmi ishte trajner i Flamurtarit të Prishtinës, ka punuar si seleksionues në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë, ndërsa jo rallë e gjenë veten në destinacione të largëta mu mes tjerash ka punuar edhe në Arabinë Saudite.

Eksperienca e re ndërkombëtare e Jeton Nesimit pritet të jetë një hap para në karrierën e tij, ndërsa më shumë detaje rreth angazhimit te Al Sadd priten pasi të zyrtarizohet marrëveshja e bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close